Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nafta në bursë bie në 89 dollarë për fuçi, në Shqipëri shitet me 232 lekë/litri

Shkruar nga Newsbomb
Bursat ndërkombëtare të naftës kanë reflektuar ditët e fundit një rënie të ndjeshme të çmimit. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, nafta e papërpunuar “Brent” ka rënë 89 dollarë për fuçi, ndërkohë që në vendin tonë prej 4 ditësh nuk ka asnjë reagim nga Bordi i Transparencës. Nafta “Brent” e njohur dhe si “Brent Blend”, “London Brent” dhe “Brent Petroleum” është standardi kryesor i çmimeve globale për naftën bruto. Ajo përdoret për të vendosur çmimin e dy të tretave të furnizimeve të naftës së papërpunuar të tregtuar ndërkombëtarisht në botë. Në bursën evropiane çmimi për fuçi ka rënë përsëri, pas disa ditëve rritje që megjithatë nuk e kaloi 100 dollarë/fuçi. Mbetet për t’u parë nëse ulja e çmimit për fuçi do të ndikojë në tregjet shqiptare, në të cilat rritja u reflektua të nesërmen e luftës në Ukrainë. “Brent Crude” (ICE) është një nga dy çmimet kryesore standarde për blerjet e naftës në mbarë botën. Tjetri është West Texas Intermediate (WTI), që zakonisht i referohet çmimit të kontratës së naftës bruto ËTI në Bursën Tregtare të Nju Jorkut. Nafta pasditen e sotme ne bursen evropiane - 7 shtator 2022

Çmimet e fundit të karburanteve në Shqipëri, të vendosur 4-5 ditë më parë

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll