Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nafta e Shpiragut, ëndrra e një dite vere!

Shkruar nga Newsbomb
Nafta e Shpiragut, ëndrra e një dite vere!

Nga FATOS ÇOÇOLI

Qysh kur Edi Rama vuri një kapele në kokë dhe ngjiste shkallët e strukturave të hekurit në vendkërkimet e kompanisë Shell në diellin e fortë të 23 gushtit të këtij viti, diskutimet dhe debatet në Shqipëri vlonin për skandalet e shumta që po përfshinin kabinetin qeveritar e ndryshimet e ethshme të pritshme të qeverisë.

Por në zhegun e asaj dite, në një vizitë blic dhe të paralajmëruar më parë, Edi Rama, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtuesve të kompanisë tregoi me fjalë përballë kamerës së vetme të kryeministrisë, atë që e konsideroi zbulimin më të madh të vendburimit “më të madh” të naftës në Shqipëri, qyshkur është folur se Shqipëria është një vend i pasur në nëntokën e vet.

Si të ishte një gjeolog, Edi Rama lajmëroi shqiptarët se në 6002 metra në nëntokë, pa prekur ende rezervën ujore, e pas një pune disa vjeçare, mbi një dekadë, inxhinierët e kompanisë Shell kishin zbuluar naftë. Sipas Ramës, nuk ishte një rezervë për të cilën nuk duhej folur. Bëhej fjalë për një vendburim që do t’u krijojë shqiptarëve, (nëse do të dalë ndonjëherë nga nëntoka) mundësinë për një jetë më të mirë, për rritjen e pensioneve, për shërbime sociale më të mira, e mandej për krijimin e një fondi sovran sipas kryeministrit.

Lind pyetja: sa e madhe është kjo rezervë e naftës dhe gazit, e zbuluar nga Shell në malin e Shpiragut, mes Beratit dhe Permetit? Ende nuk e dimë. Por nga disa të dhëna paraprake, që nga katër vite më parë, mund të arrijmë në përfundimin se nafta në Shpirag, e zbuluar kaq thellë, mund të na e gjashtëfishojë prodhimin e sotëm të naftës, që e kemi 20 mijë fuçi naftë në ditë. Po pse?

Në njoftimin për shtyp të 24 majit 20219 (https://www.shell.al/media/2019/shell-con[1]firms-potential-of-significant-oil-discovery-in-albania.html), kompania Shell cilëson se “Zbulimi i Shpiragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike ekuivalente (e njëjtë) me fushat e mëdha naftëmbajtëse të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali”.

Lexo edhe: Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Ja artikujt që do të lexoni

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetepestë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Shtator dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese