Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
35 %
5.1kmh
0 %
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Nafta do shitet me 237 lekë, Bordi vendos ÇMIMET e karburanteve: Ja sa do shiten BENZINA dhe GAZI nga sot

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bordi i Karburanteve është mbledhur këtë të shtunë, 7 maj, dhe ka vendosur çmimet e reja për shitjen me pakicë dhe me shumicë të naftës, benzinës dhe gazit. Vihet re se ka një ulje të çmimit për këto tre produkte.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot ora 18.00, dhe do të jenë të fiksuara deri në një dalje të dytë, shkruan neësbomb.al. Bordi i Transparencës në datë 7 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 215 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet.

*Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

Më shumë


spot_img









spot_img