Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Nafta bie në 86 dollarë për fuçi, në bursën ndërkombëtare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bursat ndërkombëtare të karburanteve kanë reflektuar ditët e fundit një rënie të ndjeshme të çmimit. Siç shihet, nafta e papërpunuar “Brent” ka rënë në 86 dollarë për fuçi, ndërkohë që në vendin tonë prej ditësh një litër naftë shitet 212 lekë.

Nafta “Brent” e njohur dhe si “Brent Blend”, “London Brent” dhe “Brent Petroleum” është standardi kryesor i çmimeve globale për naftën bruto. Ajo përdoret për të vendosur çmimin e dy të tretave të furnizimeve të naftës së papërpunuar të tregtuar ndërkombëtarisht në botë.

Në bursën evropiane çmimi për fuçi ka rënë përsëri, duke shënuar 86.15 dollarë, pas disa ditëve rritje që megjithatë nuk e kaloi 91 dollarë/fuçi. Mbetet për t’u parë nëse ulja e çmimit për fuçi do të ndikojë në tregjet shqiptare, në të cilat rritja reflektohet menjëherë.

“Brent Crude” (ICE) është një nga dy çmimet kryesore standarde për blerjet e naftës në mbarë botën. Tjetri është West Texas Intermediate (WTI), që zakonisht i referohet çmimit të kontratës së naftës bruto WTI në Bursën Tregtare të Nju Jorkut.

Më shumë


spot_img









spot_img