Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Nabjana Shabani, menaxherja që ka patentë për avion dhe jaht, por nuk di t’i japë makinës

Shkruar nga Newsbomb
Nabjana Shabani, menaxherja që ka patentë për avion dhe jaht, por

Nabjana Shabani është menaxherja e që ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Blendi Fevziut, për të diskutuar në një panel për udhëtimet në vendet e largëta.

Nabjana zbuloi se ka licencë që të fluturojë avionë të vegjël deri në 15 vende. Po kështu mund t’i japë edhe jahtit, por nuk di të drejtojë makinën.

Blendi Fevziu: Fluturove solo në avion më duket.

Nabjana Shabani: Kam fluturuar shumë herë solo.

Blendi Fevziu: Solo fare?

Nabjana Shabani: Solo.

Blendi Fevziu: 2 vendëshit?

Nabjana Shabani: 2 vendëshit por mund t’i jap edhe 15-vendëshit me atë licencë.

Blendi Fevziu: Domethënë i merr 15 veta ti dhe ikën?

Nabjana Shabani: Mund të marr vetëm familjarë ose miq, unë nuk mund të paguhem.

Blendi Fevziu: Ti ke patentë edhe për jahtin edhe për avion?

Nabjana Shabani: Patentë detare dhe për avionë të vegjël.

Blendi Fevziu: Po nuk ke makine, jam i sigurt.

Nabjana Shabani: Jo.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese