Hapësire reklamuese

Politikë

“Na zure bashkitë por të paktën na lirove plazhet”, Rama s’ndalet: Vitin tjetër e merr shteti (Foto)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama duket i vendosur në luftën për të çliruar plazhet shqiptare nga shezlonget private me pagesë.

Rama thotë se nga viti tjetër “zaptimi” i plazheve do të marrë fund, ndërsa shton se “do ta marrë shteti”.

Megjithatë është e paqartë se si do të funksionojë ligji i ri për vijnë bregdetare, nëse do të hiqen të gjitha shezlonget, apo nëse do ta ofrojë shteti këtë shërbim.

Rama ka postuar disa foto dhe mesazhe falenderues nga qytetarët.

‘’Vazhdon papushim lufta për çlirimin e plazheve nga zaptuesit, falë edhe qytetarëve që nuk heshtin. Ky sezon do të jetë i fundit me këtë hall të madh për njerëzit dhe turp të madh për vendin e për shoqërinë. Me ligjin e ri për vijën bregdetare, përgjegjësinë për mbrojtjen e kësaj pasurie publike, të pushuesve e të bizneseve të rregullta, pa miq nëpër bashki e pa lekë për zyrtarucët bashkiakë, do ta marrë shteti’’.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.