Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Na thuaj një emër dhë të kërkoj falje’, gazetarja vë ministrin me ‘shpatulla pas murit’, Lleshaj: Nuk jap emra, nuk merrem as me peshq

Shkruar nga Newsbomb
Lleshaj - Lala

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka “vënë në siklet” ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, duke i kërkuar një emër "peshku të madh" apo një emër operacioni të madh anti-krim që ka bërë bujë.

Sipas gazetarëve në panelin e “opinion”, krimi i organizuar është rritur dhe nuk ka grupe kriminale të shkatërruara apo peshq të mëdhenj të arrestuar.

Lleshaj tha se nuk dëshiron të japë emra dhe me ironi deklaroi se nuk merret me peshq. Më herët Lleshaj ka thënë se posti i tij është politik dhe nuk merret me arrestime konkrete.

Medini: Në 2018-2019 ne kemi 0 grupe kriminaleqë merren me kultivim kanabisi të vënë përballë drejtësisë.

Lleshaj: Kryesisht grupet kriminale janë të ngritura nga kultivimi i drogës. Raporti i fundit i KE flet për shumë grupe krimi të shkatërruara në Shqipëri.

Lala: Na thoni ndonjë emër të ndonjë peshku të madh. Cilët janë këta peshq të mëdhenj? Unë rri gjithë ditën te dera e gjykatës dhe aty s’më rezulton ndonjë emër i madh. Më thuaj një emër operacioni dhe unë do t’ju kërkoj falje.

(Lleshaj nënqesh...)

Lleshaj: Unë nuk jap emra sepse jam ministër i Brendshëm. Nëse keni kureshtje do t’ju sjell një oficer të policisë kriminale dhe tua thotë.

Lala: 2019-2020 vetëm kriminelë kanë dalë nga burgu. Na përmend një operacion i suksesshëm.

Lleshaj: Ka me dhjetëra.

Lala: Po më thuaj një nëse ju ka mbetur në mendje.

Lleshaj: Unë nuk jap emra as peshq të mëdhenj, nuk merrem me peshq.

***

Lexo edhe: ‘Bandat kriminale po kontrollojnë vendin’, Lleshaj përballet me gazetarin Hoxha: S’është e vërtetë! Vrasjet jashtë-shtetit nuk llogariten (E PLOTË)

Lexo edhe: Lleshaj: Unë s’jam kundër kanabisit mjekësor, por do ta luftojmë ashpër edhe nëse nesër e legalizojmë...

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.