Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

“Na the që do të jetë paqësore”, studentja e Dhjetorit pyet Berishën për protestën: Si mund të mos ketë përplasje me Policinë atë ditë?!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim mbrëmjen e sotme me demokratët e  njësisë nr.7 në Tiranë.

Gjatë këtij takimi fjalën e mori një qytetare, avokate e cila ngriti shqetësimin e saj në lidhje me protestën e 6 dhjetorit që pritet të mbahet, ditën kur do të zhvillohet edhe samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor në kryeqytet.

Sipas saj protesta nuk mundet që të jetë aq paqësore, pasi përplasjet me Policinë mund të jenë të pashmangshme.

Qytetarja: Përsa i përket protesëts jam shumë dakord. Po thoja për protëstën se duhet të jetë, por një gjë nuk e shpjeguat doktor.  Edi Rama i ka shpallur kufijtë e tij. Praktikisht ne po shkojmë për një protestë paqësore, por ajo nuk do të jetë dot paqësore, nuk do të na mundësohet të jetë paqësore.

Unë kur të dal atje me fëmijët e mia te rruga, normalisht do më bllokojë polici se ia i ka dhënë vendimet e veta, çka do të thotë se do të përplasemi. Këtë të dinë mbarë të gjithë demokratët e tjerë. Kjo duhet të jetë e para.

E dyta, do të doja që të ishim prezantuar këtu me protestën akoma më të madhe të radhës, që duhet të fillojë nga ju në parlament për portin e Durrësit, për vlerën më të madhe që i ka ngelur këtij vendi, pas shitjes dhe dhënies koncesion pas koncesioni të aeroportit të Rinasit.

Më shumë


spot_img








spot_img