Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Na qëlluan të parët”, ZBARDHET dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s që vrau Pjerin Xhuvanin: E bëra për vetëmbrojtje

Shkruar nga Newsbomb
“Na qëlluan të parët”, ZBARDHET dëshmia e

Zbardhet dëshmia e autorit të krimit të sotmë në Elbasan, Arbër Papleka, i cili vrau Pjerin Xhuvanin dhe plagosi tre të tjerë, efektiven e “Shqiponjave” Xhensila Sota, dhëndrrin e Pjerin Xhuvanit dhe një person tjetër ende të paidentifikuar.

Papleka pas krimit vodhi makinën e një qytetari dhe u largua nga vendngjarja, më pas u dorëzua. Ai po vijon të japë dëshminë e tij në polici dhe mësohet se ka thënë se “ata na qëlluan të parët, unë qëllova për vetëmbrojtje”.

Papleka ka treguar se shoqëruesi i Pjerin Xhuvanit, Klement Xhaferri ishte i pari që qëlloi dhe iu desh të vetëmbrohej. Gjithashtu ka theksuar se në zanafillë të ngjarjes ata ishin lajmëruar për një makinë që shpërndate para për vota, dhe kanë tentuar ta ndalojnë.  

Gazetarja Klodiana Lala thotë se Klement Xhaferri është një person me të shkuar kriminale, i arrestuar më parë te tregu i Elbasanit. “Një person me shumë dritë hije, më pas arriti t’i shpëtojë drejtësisë dhe të vazhdojë jetën e tij”, tha ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll