Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Na premtuat sikur s’do plakeni në politikë”, Rama heq mikrofonin para se të mbarojë intervista: Librat që më dhatë nuk ju premtoj se do i lexoj… (BATUTAT ME PEDAGOGEN)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

08e9bfbe1125521973e28ad1a6d07262

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një intervistë me pedagogen Belina Budini në Universitetin europian të Tiranës.

Në përfundim të intervistës, pedagogia i ka dhuruar kryeministrit edhe 3 librat e saj, për të cilët kryeministri i ka thënë se nuk mund t’i premtojë se do t’i lexojë në këtë fazë, por me siguri do i lexojë në të ardhmen.

Për sa i përket qëndrimit të tij në politikë, pedagogia i ka kujtuar Ramës se kryeministri është shprehur para disa kohësh se nuk do të plaket në politikë, duke e pyetur se kur do të jetë largimi i tij nga skena politike, por Rama është shprehur se kjo do të jetë surprizë.

Budini: Do desha t’ju dhuroj librat me dedikimin përkatës. Ndoshta do t’i riktheheni librave pas daljes nga politika.

Rama: S’ju premtoj që do t’i lexoj në këtë fazë, por me siguri do të kem kohë t’i lexoj në të ardhmen.

Budini: Ne po presim atë surprizën, ju do të dilni nga politika në një moment kur më pak pritet prej jush. Kur do jetë ky momenti?

Rama: Kjo është e sigurt.

Budini: Kur do dilni?

Rama: Po ta dinit tani, nuk do ishte më surprizë, por do prisni pak.

Budini: Na premtuat që nuk do plakeni në politikë. Edhe mua më duket sikur…

Rama: Sikur jam plakur?

Budini: Në raport me atë që kam përshkruan te kopertina e librit të parë…

Në momentet që pedagogia po bënte pyetjet e fundit, Ramës nuk i është pritur fundi i intervistës dhe ka filluar të heqë mikrofonin.

Video ku Rama mundohet të heqë mikrofonin para përfundimit të intervistës:

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img