Ish-kryetari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka treguar atentatin që iu bë më datë e zgjedhjeve të 14 majit.
I ftuar në “Opinion”, Kaçi ka rrëfyer me detaje sulmin ndaj tij ku tregon se në momentin e atentatit ai ka qenë bashkë me djalin e tij. Ai rrëfen se ka qenë prapa makinës ndërsa djali i tij 23-vjeçar ka qenë para, kur autorët kanë zbritur nga një makinë e bardhë dhe i kanë drejtuar armën e zjarrit por nuk kanë qëlluar.
Ish-futbollisti i Besëlidhjes së Lezhës deklaroi se makina e bardhë i ka ndjekur për rreth dy kilometra në autostradën që të çon në Shëngjin, ku tregon se i ka parë autorët të cilën sipas tij mbanin maska dhe ishin djem të rinj.
Më tej ai ka shprehu shqetësimin për Policinë e Shtetit, duke thënë se një makinë pa targa nuk mund të qarkullojë ditën e zgjedhjeve, duke hedhur akuzën e rëndë se autorët kanë qenë të mbështetur nga policia.
LEXO EDHE: Publikohet videoja e atentatit ndaj Salvator Kaçaj
“Ka qenë një moment shumë i vështirë. Ishte në ditën e zgjedhjeve, rreth orës 5 pasdite. Pasi unë konsumova një kafe me disa miq në karburant. Djali ka qenë përpara dhe unë kam qenë mbrapa makinës. Djali është 23 vjeç. Makina e bardhë, kanë zbritur me armë e më kanë drejtuar armën.
Nuk kanë qëlluar. Kam hapur makinën për të zbritur dhe shoferi më ka bërtitur që të mos dal. Përsëri na ka ndjekur makina rreth 2 km. Ka ndodhur në kthesën pa shkuar në Shëngjin. Në autostradë ka ndodhur kjo. Makinat ishin pa targa. Armët i nxorrën nga makina e bardhë 2 persona, janë me maskë. 2-3 kilometra më kanë ndjekur. Me maska ishin, nuk i kam njohur. Dukeshin se ishin çuna të ri. Makinat ishin pa targa. Kjo është makina e pastaj na kanë ndjekur nga pas. Të gjithë e panë skenën, kishte goxha makina.
Kam qenë i deleguar për zgjedhjet e PD-së. Atë ditë votova në Shëngjin me familjen. Ata mesa duket kanë qenë duke survejuar gjithë kohës. E denoncova rastin në polici, nuk ndodhi asgjë. Ma mori dëshminë policia.
Një makinë pa targa në ditën e zgjedhjeve nuk mund të dalë pa targa. Këto kanë qenë të mbështetur nga policia. Policia nuk bëri asnjëlloj veprimi, fare. Vetëm na mori dëshminë, shoferit, djalit tim dhe mua. 5 muaj ka qenë çdo rrugë e bllokuar për t’u siguruar videoja, por më pas e ka siguruar Berisha. Unë kam informacion se policia e ka marrë videon.
Nuk kam më asnjë informacion se çfarë ka ndodhur. Nuk kam si t’i gjej se ata kanë qenë të maskuar. E rëndësishme është të dihet se kush ka qenë personi që ju ka dhënë kurajon për të dalë aty”, deklaroi ai.