Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1.5kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

“Na mungon buzëqeshja jote”, ndërron jetë në spital 29 vjeçari shqiptar, qëndroi 10 ditë në koma pas aksidentit me motorr

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka ndërruar jetë sot në spital, 29 vjeçari me origjinë shqiptare Stiliano Filipi, i cili ndodhej në gjendje kome që prej 11 qershorit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në zonën e Dervio-s në Itali, ndërsa i riu po udhëtonte me motor kur u përplas me një furgon. 29 vjeçari mori dëmtime të rënda në kokë dhe u dërgua me helikopter në spitalin e Varese-s.

Stiliano Filipi nuk mundi të mbijetonte pas plagëve të marra, duke ndërruar jetë pas 10 ditësh qëndrimi në spital.

Miqtë dhe të afërmit ngushëlluan familjen, duke kujtuar me fjalë prekëse humbjen e të riut.

“Është e vështirë të kuptosh se sa një person mund të lërë një boshllëk të pashkelur në një komunitet si Bellano dhe midis miqve të tij.Na mungojnë batutat, buzëqeshja, imitimet gazmore të personazheve të caktuara dhe mënyra e tij për të qenë person dhe karakter.Ajo që mungon është ai premtim që do të ishte realizuar në fund të verës dhe që nuk ka më rëndësi sot.Por, mbi të gjitha, ju po mungoni! Na mungon!”, shkruan presidenti i klubit të punëtorëve Fenal Bellano.

Më shumë

spot_img
spot_img