Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Na martoi një hoxhë”, dëshmia e 16-vjeçares që u bë gruaja e katërt e Dervish Hasit

Shkruar nga Newsbomb
“Na martoi një hoxhë”, dëshmia e 16-vjeçares

16-vjeçarja insiston se u lidh me dëshirën e saj dhe me vetëdije të plotë me mjekun kirurg Dervish Hasi, i cili katër ditë më parë u la në burg nga Gjykata e Tiranës.

Në dëshminë e saj e mitura pohon se është njohur me 42-vjeçarin Devish Hasi që në moshën 14-vjeçare, ndërsa pranon se ishte në dijeni të tre grave të tjera të mjekut.

LEXO EDHE: “Janë takuar mbi 50 herë”, zbardhet kallëzimi i babait të 16-vjeçares për mjekun

Në dëshminë e saj 16-vjeçarja zbuloi ndër të tjera se është martuar me Dervish Hasin një vit më parë. Ata kanë ka bërë një martesë para një viti sipas një dokumenti fetar të quajtur’ NIKAH’, në prani të një hoxhe.

“Na martoi një hoxhë”, citohet të ketë thënë 16-vjeçarja, e cila tregoi se është praktikante e rregullt e fesë myslimane dhe se feja sipas saj lejon që meshkujt të kenë disa partnere.

Sipas dosjes hetimore e mitura ka treguar gjithashtu se në moshën 16-vjeçare ka kryer marrëdhënie intime me Dervish Hasin.

Gjykata e Tiranës caktoi të shtunën e 20 janarit masën e sigurisë arrest me burg për mjekun kirurg, Dervish Hasi.

Dervish Hasi akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion dhe se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren për një periudhë dy vjeçare.

Ndaj Hasit rëndon edhe akuza për pornografi, pasi 42-vjeçari kishte një grup në ëhatsapp ku shpërndante video me përmbajtje për të rritur. Mjeku kirurg ra në pranga disa ditë më parë për shfrytëzim prostitucioni dhe menjëherë pas ngjarjes u pezullua nga detyra në QSUT.

LEXO EDHE: Burg për mjekun me 4 gra, Dervish Hasi shfrytëzoi të miturën për prostitucion

42-vjeçari Hasi njihet nga të gjithë si një besimtar mysliman dhe në shtëpi kishte tre gra të tjera. Ndërkohë, të miturën para njerëzve e prezantonte si gruan e tij të katërt.

Mësohet se 16 vjeçarja herë pas here shkonte në banesën e 42-vjeçarit, sakaq dyshohet se ky i fundit ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me të.

Dervish Hasi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më herët ai është hetuar nga SPAK sepse dyshohej se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Sipas raportimeve në media familja e të miturës ka thënë se vajza e tyre ishte e bindur nga Dervish Hasi dhe se shkonte vetë te ai.

Dyshohet se Hasi e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Policia nuk ka pasur një denoncim të mirëfilltë për rastin, por vetëm indicie të cilat çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Tre gratë e mjekut kirurg Dervish Hasi kanë zgjedhur të heshtin para hetuesve. Pavarësisht insistimit të efektivëve që ato të flasin lidhur me veprën penale që rëndon ndaj burrit të tyre të përbashkët, i cili akuzohet për shfrytëzim për prostitucion të një 16-vjeçareje, ato nuk kanë dhënë asnjë detaj për rastin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese