Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E martë, 27 Korrik, 2021

“Na keni plasur shpirtin”, pronarët e bareve të lodhur nga masat anti-Covid, ekspertja e turizmit: Jeni bërë qesharakë, i thuaj pak atij zotërisë të Komitetit të Ekspertëve…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Nuk kemi ardhur për t’u mbyllur në dhomë. Të lehtësohen masat anti-covid!” Kjo është kërkesa që përfaqësuesit e sipërmarrjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, më herët i kanë drejtuar përmes një letre, ministres, Ogerta Manastirliu.

Kërkesë të cilës i janë bashkangjitur edhe Shoqata e Bareve dhe Restoranteve shqiptare me një tjetër letër drejtuar institucioneve përkatëse.

Së fundmi ekspertja e çështjeve të turizmit, Flora Xhemani Baba ka transmetuar qartë shqetësimin e sipërmarrësve për situatën aktuale në vendin tonë për shkak të këtyre masave anti-Covid të vendosura.

Sipas saj mbyllja e bareve dhe ndalimi i muzikës  gjatë sezonit turistik në orën 10-11 është “qesharake”, pasi turistët nuk mund të flenë gjumë që në orën 10, ndërkohë që kanë ardhur për tu kënaqur.

Ndër të tjera, Xhemani shton se këto masa nuk respektohen nga të gjitha baret njësoj, pasi shumë bare vazhdojnë aktivitetin e tyre deri në orët e para të mëngjesit dhe disa të tjera kryesisht zonat ku turistët janë më të shumtë në numër mbyllen që në orën 10-11.

“A e dini se çfarë mendimimi kanë të gjitha hotelet, baret restoranet, pra ata që e përdorin muzikën si element turistik? “Na keni plasur shpirtin”, i thonë qeverisë. Unë po e transmetoj fjalën e tyre duke qenë se kam rreth një javë që jam në kontakt të drejtpërdrejtë me secilin“Jeni bërë qesharak”. Turistët nuk mund të flenë gjumë në orën 10, ndërkohë që kanë ardhur kryesisht nga jashtë, por qoftë edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë edhe të konsumojnë gjith ditën edhe në orën 10 kur fillon në fakt mbrëmja të mbyllemi. Është një situatë absurde se nuk është se funksionin kudo njësoj, policët shkojnë i ulin çelsin ose i detyrojnë të fikin muzikën në orën 10 ose 11 vetëm aty ku kanë mundësi, ose në zonat urbane. Mirëpo, gjithë Saranda nuk ka asnjë kufizim. Çfarë kuptim ka kur Saranda, një pjesë e Dhërmiut, lokale të shkëputura nuk kanë kufizim muzike dhe pjesa tjetër duhet të penalizohet që është plotësisht me turistë sidomos zona e Durrësit”, tha ajo.

Gjithashtu, ekspertja nuk la pa përmendur as krahasimin e Skënder Bratajt i cili disa ditë më parë tha se Shqipëria po ndjek të njëjtin protokoll si vendet e botës.

“I thuaj pak atij zotërisë së Komisionit të Ekspertëve  i cili thotë që të krahasohemi me botën,  bota nuk i gjobit turistët nuk i ndalon, përkundrazi ndoshta gjobit shtetasit e vet  dhe i lejon turistët të gëzojnë sepse kanë ardhur kanë paguar atë paketë. Nuk mund të penalizosh turistin i cili të ka paguar para dhe ta futësh në orën 10 në dhomë të flejë gjumë. Çfarë argument bindës më jep mua kur deri në orën 10 kur lokali është plot dhe fiks pas orës 11 virusi bëhet i rrezikshëm” , shton ajo.

Më shumë

spot_img
spot_img