Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“Na fole për befasi gjeologjike”, Basha i përgjigjet Ramës: Kosto e Rrugës së Arbrit ka shkuar nga 120 në 360 milion euro, hajdutëri me çzime

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka replikuar me kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Parlamentit, duke e akuzuar për koncesionet e dhëna që sipas tij për shkak të vjedhjes kanë rritur koston e ndërtimit të Rrugës së Arbrit.

Basha akuzoi qeverisjen e Ramës për korrupsion, klientelizëm dhe “hajdutëri me çizme”.

Gjatë replikës, Basha nuk kurseu as batutat, teksa Rama i përmendi flokët.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Mos kini merak se çfarëdo që të thoni para meje, këto të FMN-së nuk i ndryshoni dot. Vetëm shpjegojini atij që keni këto, se ju shkarkon edhe më shpejt se çe keni menduar. Vjen këtu dhe merresh me dhëmbët dhe brilantinën, nuk kam përdorur asnjëherë brilantinë, por nëse ke interes se si i mirëmbaj unë flokët, s’është për këtu. Por ç’e do ti, ti s’ke flokë njeherë. Ke folur një orë këtu për flokët e mija.

Kë ndërtuar një shtet brutal në këto tetë vite. Si një shtypës i qytetarëve të thjeshtë, si një kullë pa dyer e pa dritare ku nuk troket dot askush, as i varfëri as sipërmarrësi, as studenti, as pedagogu. Ai që qeveris vendin prej 8 vitesh je ti dhe vetëm ti. Për t’i dhënë fund hipokrizisë tënde, ne depozituam projektligjin për uljen e TVSH-së. Kjo është një masë që duhet miratuar urgjentisht. Familjet po përballen me rritjen e çmimeve si rezultat i korrupsionit dhe keqqeverisjes tënde.

Cili motiv është që ju shtyn me turavrap të rinovoni kontratat me PPP, kujt i shërbejnë? Shqiptarëve jo. Fitues të vetëm dhe të garantuar të tyre janë ata që i caktoni ju. Ju vijnë me duar në xhepa, apo ua jepni ju. Nga 120 milion ka shkuar në 360 milion rruga e Arbrit. Na flet këtu për befasi gjeologjike. Nuk është ashtu, është hajdutëri me çizme. Ky maskarallëk që është i gjithi klientelik dhe korruptiv, është vendi ku ndodhen paratë e shqiptarvëe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img