Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Na erdhën në 11 të natës me çantat me EURO”, Spiropali në familjen e Hekuran Dedës, i vrarë më 21 janar 2011, vëllai i viktimës trondit me dëshminë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2f06757aabfe0ba420279942a4227300

Ministrja socialiste Elisa spiropali ditën e sotme ishte në një vizitë në familjen e “Dëshnmorit të Atdheut” Hekuran Deda, i vrarë më 21 janar 2011 në protestën para kryeministrisë.

Ajo u shpreh se qeveria dhe kryeministri menduan t’i shpallnin “Dëhsmorë të Atdheut” 4 të vrarët në atë protestë për arsye se ajo ishte një vrasje e paimagjinueshme për të gjithë. Spiropali tha se fshehja e provave nga qeveria e asaj kohe është vrasje për herë të dytë e viktimave.

“Qeveria mendoi, kryeministri, që t’i shpallte “Dëshmorë të Atdheut” se ajo vrasje ishte e paimagjinueshme për ne dhe gjithë shoqërinë, dhe fshehja e provave është vrasje për herë të dytë. Plaga juaj nuk është mbyllur, por ne do bëjmë maksimumin të jemi me ju gjithmonë.

Dolën edhe nëpër ekrane, thanë janë vrarë me plumb nga afër. Kamerat i kanë fshirë të kryeministrisë, gardistët nuk i dorëzuan në kohë, prokurorinë nuk e lanë”, tha spiropali.

Ndërkohë vëllai i Hekuran Dedës u shpreh se në 21 janar 2011, në orën 11 të natës në shtëpinë e tyre ishte shfaqur shoqëruesi i ish-kryeministrit Berisha me çanta me euro, por ata nuk e kishin pranuar pasi nuk e shesin gjakun e të afërmit të tyre.

“Ata janë kriminela, se po të kishin qenë aq të pastër, na ofruan valixhet me euro këtu, në 11 të natës. Ne nuk jemi nga ata që shesim gjakun. Erdhi shoqëruesi i Berishës, ça pret populli sot, u bënë 10 vite. Janë kriminela”, tha vëllai i Hekuran Dedës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img