Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Na e nxorët në pritë, ne e vramë", Arben Ahmetaj zbulon porosinë e Ramës për SPAK

Shkruar nga Newsbomb
"Na e nxorët në pritë, ne e vramë", Arben Ahmetaj
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar publikisht se akuzat dhe hetimet ndaj tij kanë nisur me indicje politike. Ai ka akuzuar publikisht kryeministrin Edi Rama, duke thënë se prokurorët e SPAK kanë vepruar në bazë të deklaratave të tij. "E dyta, nuk më ka ndihmuar kush të largohem sepse unë kam qenë i larguar kur u kërkua. Nuk e kisha menduar që do të kishin atë padurim statistikor (i referohet SPAK) për t'i treguar me zell ish-liderit tim politik "ja na e nxore në pritë, e vraë", u shpreh Ahmetaj në Syri TV. Nga arratia ku ndodhet prej muaj, politikani i lartë socialist është shprehur se kur kolegët socialistë kanë mësuar për indicjet për heqjen e imunitetit të tij, janë trembur dhe kanë pasur frikë të pijnë kafe me të. "Unë nuk jam arratisur. Nuk më ka ndihmuar, nuk më ka informuar askush. Në momentin që është kërkuar imuniteti im, të gjithë kolegët e mi kanë qenë të frikësuar të ulen dhe të pinë kafe me mua, si në kohën e qoftë largut", u shpreh ai.

Pjesë nga intervista e Arben Ahmetaj për gazetarin Çim Peka:

A jeni informuar se do të kishte një kërkesë për imunitetin tuaj? Ahmetaj: Zero. Zero. Unë kam pasur besim te vetja ime dhe jo te drejtësia. Që të kërkosh imunitetin e një deputeti, ish-ministri, ish-zv,kryeministri nuk është më surprizë. Të ndodhi kjo në kuadrin e drejtësisë së re, ku në kuadrin e tre muajve të kërkohet arrestimi... Kjo më bën përshtypje. Nga e dinit ju që do kërkonin kaq shpejt një masë ekstreme. Ju ishit jashtë Shëipërisë dhe nuk u kthyet më? Apo patët një indicje? Ahmetaj: E para, kurrë s'kam menduar që do ta bëja përballjen me drejtësinë në Shqipëri, në këtë formë. Që me një drejtësi të re unë do i largohesha për shkak të influencimit politikë "drejtësisë së re". Nuk e kam menduar që një dosje e tillë do krijohej me frymëzim politik. Pse Arben Ahmetaj, duke qenë se jemi i vetmi akuzuar nga kryeministri dhe drejtësia. Nuk keni pranuar vendimin e partisë, pse nuk zgjodhët të përballeshit me drejtësinë fizikisht? Ahmetaj: Unë nuk jam arratisur. Nuk më ka ndihmuar, nuk më ka informuar askush. Në momentin që është kërkuar imuniteti im, të gjithë kolegët e mi kanë qenë të frikësuar të ulen dhe të pinë kafe me mua, si në kohën e qoftë largut. E dyta, nuk më ka ndihmuar kush të largohem sepse unë kam qenë i larguar kur u kërkua. Nuk e kisha menduar që do të kishin atë padurim statistikor (i referohet SPAK) për t'i treguar me zell ish-liderit tim politik "ja na e nxore në pritë, e vramë". Kur unë kam lexuar dosjen, indikacionet i kisha të pjesshme. Dosja është bazuar në supozime dhe unë e humba besimin te SPAK. Kam frikë dhe uroj të mos e humbas të gjithë besimin te drejtësia e supozuar e re. Unë jam larguar me familjen me pushim dhe refuzova të kthehesha sepse e dija që gjithë goditja ime ishte e orientuar me frymëzim dhe zell politik. Unë do kursehem ta quaj afera e inceneratorëve. Çështja u fokusua fillimisht te Elbasani dhe Fier

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese