Hapësire reklamuese

Politikë

Myslym Murrizi dhe Kujtim Gjuzi drejt ‘ndëshkimit’, Gramoz Ruçi drejton vetë mbledhjen për dy deputetët (Arsyeja)

Shkruar nga Newsbomb
Deputetet Myslym Murrizi dhe Kujtim Gjuzi

Deputetët Kujtim Gjuzi e Msylym Murrizi pritet të ndëshkohen nga Kuvendi i Shqipërisë, pas disa ankesave të mbërritura në adresë të tij, për dy ligjvënësit.

Mësohet se Murrizi e Gjuzi pritet të ndëshkohen për gjuhen e urrejtjes përdorur gjatë deklarimeve të tyre publike, ndaj grupeve të caktuara shoqërore. Nisur nga ankesat e mbërritura në adresë të Kuvendit nga Organizata të Shoqërisë Civile, kryeparlamentari Gramoz Ruçi do të drejtojë vetë mbledhjen ndaj dy deputetëve.

Mbledhja që do të zhvillohet paraditen e së enjtes pritet të jetë me dyer të mbyllura, ndërsa i ftuar do të jetë dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll