Myslimane dhe të krishterë janë bërë bashkë në Shkodër. Sot mbahet takimi i Këshillit të Konferencave Europiane mbi temën “Fé dhe përshpirtni mes të krishterëve dhe myslimanëve”.
Jo rastësisht, përzgjidhet Shkodra si qytet fisnik e njëherësh besnik në ruajtjen e ekuilibrave fetarë. Dialogu ndërfetar i ngjan një “barke” ku erërat dhe dallgët e forta shumë herë ja ndalin turrin apo vënë në diskutim mbijetesën, megjithatë kur timonierët janë profesionistë në përshpirtëri dhe mendje mprehtë arrihet në destinacionin e duhur.