Hapësire reklamuese

Politikë

Myslim Murrizi zbulon 3 qarqet ku do të kandidojë në 25 Prill 2021, në dyshim për të 4-tin

Shkruar nga Newsbomb
Murrizi në studion e Report tv

Kreu i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, tha se ka shumë ambicie për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021 dhe se do të ketë kandidatët e tij në të 12 qarqet.

Në një intervistë për Report Tv, Murrizi tha se vetë do të kandidojë në Tiranë, Fier, Elbasan, ndërsa është ende në pikëpyetje mes Korçës dhe Durrësit.

"50 ditë para zgjedhjeve ku të regjistrohet partia në KQZ sipas ligjit do të bëhet publike edhe lista e deputeteve që do të garojnë në 12 qarqe. Partia LDSH do kandidoj në të 12 qarqet dhe kam ambicie për çdo qark, unë do të luaj fort me njerëz që nuk janë etiketuar si xhepista, tenderista etj.  Emri i Myslim Murrizit do të jetë në Fier, Tiranë, Elbasan dhe janë Korçë ose Durrës", tha Murrizi.

Lidhur me lajmin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese me 6 nga 9 anëtarë, Murrizi tha se është lugë boshe pasi u ngrit për t’i bërë qejfin ndërkombëtarëve dhe çdo gjë e nxituar nuk ka vlerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu