Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Myslim Murrizi shpjegon nismën për partinë e re, zbulon nëse Jozefina Topalli e Ridvan Bode janë të pakënaqurit e parë që do i bashkohen

spot_img

Lajme të ngjashëm

5ff2af0ecf97de62c04de61be51aaf51 scaled

Deputeti Myslim Murrizi ka shpjeguar pasditen e sotme nismën e tij më të fundit për krijimin e një partie apo lëvizjeje të re politike, e cila do të mbeldhë të gjithë deputetët dhe politikanët e pakënaqur nga rradhët e PD.

“Kam lançuar se do të bëj një lëvizje të re, se me parti është ngopur shumë ky vend”, tha Murrizi në emisionin “Hard Talk” nga Roland Qafoku. Deputeti tregoi dhe njëherë se pjesë e kësaj “lëvizje të re” do të jenë ata politikanët që do të pajisen më parë nga Autoriteti i Dosjeve me certifikatën e pastërtisë, pra që nuk ka qenë bashkëpunëtor të regjimit.

 “Emrat do përcaktohen qartë pas 30 qershorit”, tha Murrizi kur u pyet për emra konkret, ndërsa kur u pyet nëse Rudina Hajdari do t’i bashkëngjitet kësaj partie shtoi “Me të parë me të bërë. Do të shikojmë pas 30 qershorit kur të mbyllet kodi zgjedhor.”

Më tej, gazetari Qafoku e ka pyetur Murrizin nëse i kishte bërë një ofertë politikanes demokrate Jozefina Topalli.

“Të gjithë atyre që nuk kanë karamele në fyt nga e kaluara komuniste dhe që nuk i përkasin nomeklaturës së lartë komuniste”, tha deputeti Myslim Murrizi.

-Ajo nuk ka qenë.

-Të gjithë, nuk po i marr me emra.

-Po flasim për një personalitet tani…

-Unë me Jozefinën njihem prej vitit 1997. Ishim 15 burra ne dhe një zonjë. Ruaj konsideratë për vendosmërinë, kurajon, genin  nga vjen. Ata që s’kanë qenë me kaluar të pistë nga regjimi komunist, të vijnë të koribuojnë.

-Zonjës Topalli personalisht do i thuash?

-Të gjithëve atyre që janë të pastër… Pse zotit Bode për shembull, po të marr një emër tjetër…

-Do t’i thuash zotit Bode?

-Po të gjithë atyre që s’kanë qenë pra po them.

Më shumë

spot_img