Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Myslim Murrizi: Nuk votoj një qeveri me Monikën brenda, Luljeta Bozo do dalë e fundit sepse nuk do votohet nga militantët e PS

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c3452a6e6c72bc16c3c8c0215cbb7188

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka deklaruar ditën e sotme se nuk do ta votojë qeverinë e re nëse LSI do të jetë e përfshirë.

Ai tha se do t’ia japë votën e tij PD-së, por pa LSI-në në qeveri, ndërsa shtoi se qëllimi i tij nuk është të bëhet ministër.

“Një qeveri të Monikës nuk do ta votoj. Do të votoj opozitën, pa Monikën brenda. Nëse vota ime kushtëzohet, atëherë do të kaloj në opozitë ose le të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe le të shkojmë në opozitë.

Unë kam drejtuar PD-në e Lushnjes dhe kam pritur qytetarë që largoheshin nga puna nga LSI-ja vetëm pse ishin të PD-së. Opozitës do t’ia jap votën, përveç LSI-së. Nuk e kam qëllim që të bëhem ministër, por të vijë në pushtet vullneti i qytetarëve”, tha Murrizi.

Ai foli edhe për kandidimin e inxhinieres Luljeta Bozo, për të cilën tha se do të dalë e fundit, për shkak se nuk do të votohet nga militantët e PS-së.

Me gjithë respektin për moshën dhe kontributin, është 79 vjeçe Luljeta Bozo. Një grua kaq e nderuar, pse duhet ta votojnë socialistët. Militantët nuk kanë për ta votuar. Ajo do të përfundojë në fund të listës. Kjo është turp. Kam frikën se këto figura do të fëlliqen në fund.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img