Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Myslim Murrizi: Dy javë zgjati tallja e trapit e mazhorancës me 2-3 trapa deputetë të PD, tani do votojnë si dele Presidentin e Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Myslim Murrizi: Dy javë zgjati tallja e trapit e mazhorancës me 2-3

Ditën e sotme opozita anuloi mbledhjen e Grupit Parlamentar, duke u tërhequr nga propozimi i një emri për raundin e dytë që do të zhvillohet në seancën e radhës në Kuvend.

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka “shpërthyer” kundër opozitës së përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, pasi thotë se vetëm 2 javë “zgjati tallja e trapit e mazhorancës me 2-3 deputetë të zgjedhur nga lista e PD”.

Sipas tij, tani do të shkojnë të votojnë si dele Presidentin e zgjedhur nga Edi Rama, teksa shton se i vjen keq për disa emra të propozuar për President që u përfolën nëpër media pa patur mendjen për të qenë kandidatë.

Postimi i plotë:

Rreth dy jave zgjati tallja e trapit te mazhorances me 2-3 trapa deputet te zgjedhur nga lista e PD qe propozuan me shume kandidat per President sesa mund te propozonin per keshilltare komunash

Me vjen mire qe kam qene i qarte ne çdo deklarim timin publik qe ne tre raundet e para do te kemi si “ kandidat” per President kete drurin simpatik te pyllit te Divjakes

Raundin e kater mazhoranca pasi talli ,diskretitoi, dekonspiroi, perdori dhe denigrioi 3-4 birbo deputet, do te zgjedhe President ate qe ajo vete deshiron dhe pa patur nevonje fare per votat e vemjeve qe kane 3 jave qe bredhin si ajo neper breke e demek jane faktore te medhenj politik

Tani te shkojne ta votojne si dele ne rradhe Presidentin e Rames se ne keto 3 jave doli ne shesh perdorja e rendomte qe ju bë nje grushti deputetesh per interesa dhe pazare te ngushta fale pazarit madhor te dates 17 maj 2017

Dashnoret e 17 majit prandaj kembengulen qe edhe raundi i pare per te zgjedhur Presidentin te ishte me date 17 maj e jo me 16 maj, sepse keta e kane si dite feste, por siç duket Balla mund te kete te gjitha te keqijat por eshte shume “ frikacak” e nuk eshte pjese e skuadres se “ trimave” qe festojne 17 majin

Me vjen keq per disa emra te propozuar nga mender deputetet qe u bene objekt diskutimesh neper media pa patur fare ne mendje te ishin kandidat

Gjithashtu u kenaqa shume kur pashe deliranto-debila-kandidat qe nxituan te blenin kostum e te zhvillonin takime lobimi

Kur shnderrohesh ne galloshe, te perdor kushdo qe ka kemben e lire dhe ta fut kemben derisa te grisesh ,edhe pse mund te jesh galloshe shume perdorimesh

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll