Analisti i njohur Kastriot Myftaraj ka lëshuar një deklaratë shumë të fortë mbrëmjen e sotme lidhur me arrestimet e ish-ministrave që mund të nisin në janar.
I ftuar në emisionin, “360 gradë” në Oranews, Myftaraj u shpreh se në muajin janar të vitit të ardhshëm mund të ketë arrestime të ish-ministrave të LSI.
Ai nuk përmendi emra, por shtoi se këta ish-ministra mund të arrestohen edhe për të krijuar një diversion brenda Opozitës.
“Arrestime të nivelit të lartë për korrupsion nuk do të ketë. Ministrat e LSI-së, arrestohen dhe nuk bëhet dëm dhe bën diversion në koalicionin opozitar. Në dy partitë e mëdha nuk do të ketë. Janë çështje konkrete që po u bëhen dosjet disa personave dhe kjo bëhet për diversion ndaj LSI-së”, – u shpreh Myftaraj.