Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Muzikë pas orarit të lejuar, gjobiten me 10 milionë lek dy pronarët e lokaleve në Lezhë (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy pronarë lokalesh në Lezhë janë gjobitur me 10 milionë lekë pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e tyre me muzikë pas orarit të lejuar nga autoritetet për mbyllje në kuadër të masave të marra kundër Covid-19.

Bëhet me dije se këto dy subjekte janë konstatuar në Ishull Lezhë, ndërsa janë gjobitur shtetasit Gentian Ujka dhe Nikoll Pera me shumën e lartpërmendur. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Njoftimi i plotë i Policisë Lezhë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. 

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Ishull, Lezhë, 2 subjekte që po vijonin organizimin e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit G.U., banues në Ishull Lezhë dhe N.P., banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Më shumë

spot_img