Hapësire reklamuese

Aktualitet

Muzikë jashtë orarit të lejuar, gjobitet me 10 milionë lekë dhe vihet nën hetim pronari i biznesit në Durrës (Emri)

Shkruar nga Newsbomb
Muzikë jashtë orarit të lejuar, gjobitet me 10 milionë

Gjobitet me 10 milionë lekë pronari i një biznesi në Durrës, pasi kishte lënë hapur lokalin e tij, madje edhe muzikën e mbante ndezur pas orarit të lejuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Pronari, Gesjan Toska, është gjobitur me shumën e lartpërmendur dhe është proceduar penalisht për veprën penale “Prisha e qetësisë publike”.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht për veprën penale "Prishja e qetësisë publike", shtetasin G. T., 27 vjeç, banues në Durrës, pronar i një subjekti në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar në aktin normativ për zhvillimin e aktiviteteve.     Gjithashtu, për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu