Muzikali që ka “çmendur” Europën në “Air Albania”, Riccardo Cocciante sjell “Notre Dame De Paris” në Shqipëri
Shkruar nga Newsbomb
Muzikali që ka thyer rekordet Guiness dhe ka “çmendur” Europën, Notre Dame De Paris do të vijë në Tiranë.
Ky lajm është bërë me dije nga vetë kryeministri Edi Rama i cili në llogarinë e tij në "Instagram”, ka publikuar një video të shkëputur nga ky muzikal dhe ka bërë me dije se kryevepra e Victor Hygoit do të vihet në skenë nga i madhi, Riccardo Cocciante.
Ai ka zbuluar se muzikali do të mbahet më 28 maj në stadiumin “Air Albania”.
"NOTRE DAME DE PARIS NË TIRAAAANË
Për herë të parë muzikali i rekordeve Guinness, SHOË MË I NDJEKUR NË EUROPË, spektakli i emocioneve të shumta, bazuar në kryeveprën e Victor Hygoit dhe vënë në skenë nga legjenda e muzikës italiane, Riccardo Cocciante, VJEN NË AIR ALBANIA STADIUM për publikun e Shqipërisë e të krejt Ballkanit
28 MAJ, TIRANË, MUZIKALI QË KA “ÇMENDUR” EUROPËN”, shkruan Rama.