Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Muzika qytetare në zi, ndahet nga jeta bilbili i këngës fierake Timo Lule

Shkruar nga Newsbomb

Timo Lule, bilbili i këngës qytetare fierake, ka humbur jetën në moshën 95-vjeçare. Lule nuk i ka shpëtuar komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19, duke u ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në një spital në Como të Italisë.

Lajmi konfirmohet nga djali i tij dhe të afërm të familjes edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Karrierën muzikore Timo Lule do ta niste në Ansamblin e Ushtrisë ku nën drejtimin e mjeshtrit Gaqo Avrazi do të këndonte krahas mjeshtrave Mentor Xhemali, Ibrahim Tukiçi, Xhoni Athanas, Maliq Herri, etj.

Timo Lule u shqua veçanërisht në interpretimin dhe përpunimin e këngës qytetare e popullore, duke i qëndruar besnik tabanit dhe traditës lokale. Këngë të interpretuar prej tij gjenden sot në arkivat e fonotekës kombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu