Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
34 °
Pre
29 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

Muzeu Hebraik Shqiptar do ndërtohet në Vlorë, për hebrenjtë që u shpëtuan nga shqiptarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një muze për hebrenjtë që u strehuan nga shqiptarët gjatë viteve të errëta të Holokaustit do të ndërtohet në Vlorë. Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin bregdetar, ku po prezantohet projekti fitues.

Studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects” ka prezantuar sot para Ramës dhe të pranishmëve projektin për muzeun më të ri që do të ndërtohet në Vlorë. Ai do të tregojë të dokumentuar historinë e rrallë shqiptare të shpëtimit të hebrenjve në vitet e errëta të Holokaustit.

albsig

spring

Ministrja e Kulturës Elva Margariti e ka quajtur atë një tempull kujtese, një muze që do të mishërojë miqësinë mes shqiptarëve dhe hebrenjve. Të pranishëm janë dhe ambasadorja Kim dhe drejtues i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan.

“Ky muze është dhe një tempull kujtese, një vend rrëfimi për historitë e mkijëra shqiptarëve që si askush tjetër në botë, dëshmuan se nuk ka rëndësi as numri i vogël i popullsisë dhe as varfëria, për sa kohë ke një zemër të madhe të mbushur plot me dashuri për njeriun.

Ky është një muze që tregon mishërimin e një miqësie, mishërimin e historive njerëzore të shqiptarëve dhe hebrenjve. Historinë e miqësive që ka nisur vite më parë. Shqiptarët arritën të ndanin shtëpinë e tyre të vogël…”, u shpreh Margariti ndër të tjera,

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama përsëriti se Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë që nuk dorëzoi asnjë hebre, por shqiptarët u dorëzuan vetë. “Nazistët kanë marrë 800 burra në zonën e Vlorës dhe 600 janë vrarë. Asnjë prej tyre nuk ishte hebre, por ishin shqiptarë”, tha Rama.

“Shqipëria është jo vetëm vendi i vetëm në Europë që pati më shumë hebrenj pas luftës së para luftës, por është vendi i vetëm që nuk ka asnjë rast të vetëm të dorëzimit të një hebreu te pushtuesi. Por ka raste të kundërta, kur shqiptarët janë paraqitur vetë, ose kanë dhënë fëmijët e tyre si hebre, për të mbrojtur hebrenjtë e vërtetë”, vijoi kryeministri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img