Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Mutacioni ‘Ballakumja’!

spot_img

Lajme të ngjashëm

81f19b5faa69b258545521e0f8980146

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

Dita e Verës, kjo festë “pagane” shekullore, këtë vit u shndërrua në një vrasëse të pamëshirshme. Shumë shqiptarë do të vuajnë dhe jo pak do të vdesin si pasojë e teatrit absurd që u luajt në qytetet e mëdha, sidomos në Elbasan!

Qeveria dhe politika në përgjithësi, e përdorën Ditën e Verës për qëllimet e tyre të ulëta, me koston makabre të jetëve njerëzore!

Në një kohë ku Covid-i po fut në dhé çdo javë mbi 100 qytetarë, njerëzit tanë, në një kohë ku qeveria është duke “u shqyer” që të pengojë përhapjen e Covid-it, ku opozita po “denoncon” qeverinë për dështim në menaxhimin e saj, në Elbasan dhe kudo, qytetarët u lejuan që të përhapnin me shpejtësi të llahtarshme virusin vdekjeprurës!

14 Marsi 2021 shënoi kulmin e budallallëkut qytetar të nxitur nga ligësia e politikës!

Qeveria ndalon grumbullimet mbi 9 persona, ndërkohë dje në Elbasan u dyndën mbi 90.000 “turistë”!

Qeveria ndalon qarkullimin në ambjentet e jashtme të personave pa maskë, ndërkohë të dielën pjesa më e madhe e “festuesve” e kishin lënë atë në shtëpi!

Qeveria ndalon qarkullimin në fashën orare 20.00 – 6.00 ndërkohë që dyndjet dhe lëvizjet e njerëzve në fashën komplementare e bëjnë këtë masë të duket si një idiotësi e pashembullt!

Mijëra persona që ditën e diel shkuan në Elbasan për ballakume, “hëngrën” koronavirusin dhe në ditët pasardhëse me të “do të qerasin“ miqtë, kolegët dhe të afërmit!

Vala e infektimeve që nisi të dielën, mund të quhet pa frikë “vala e ballakumeve”, por në dallim nga kjo e fundit, që është e ëmbël dhe e shijshme, do të jetë e hidhur dhe lotsjellëse?

Përse?!

Përse duhet të ndodhte?

Përse qeveria nuk e ndaloi kremtimin e kësaj feste?

Përse opozita nuk e akuzoi qeverinë për këtë veprim, por u mundua edhe ajo të përfitojë nga ky rast, duke u bërë palë në këtë akt të paprecedent “genocidal”? Sepse politika dhe lakmia për pushtet e për para e një grupi njerëzish të ligj, janë armiqtë më të mëdhenj të qytetarëve shqiptarë, janë aleatët e papërmbajtshëm të një vrasësi të kontrollueshëm siç është coronavirusi!

Në fundjavën kur gjysma e Evropës ka vendosur mbylljen totale, qeveria dhe opozita zbresin në rrugët dhe sheshet ku qytetarët-dele “festojnë të lumtur” një festë pagane!

Nuk mjaftoi vetëm prania, por politika u tregua aq e pacipë sa me këtë rast, 40 ditë përpara ditës së votimeve, bëri edhe provën gjenerale të forcës së “çunave problematikë” të rreshtuar në skaljonet përkatëse! Gjasat janë që ditën e zgjedhjeve të kemi edhe dëshmorë të kutive të votimit, më pas “dëshmorë të kombit” apo “pishtarë të demokracisë”!

Turp!

Turp dhe papërgjegjshmëri ekstreme!

Turp, papërgjegjshmëri ekstreme dhe ligësi e pashpirt!

Drama e vërtetë është fakti se tashmë jemi të gjithë viktima të pashpresë, të zhytur në qerthullin e së keqes, duke jetuar me ëndrrën utopike se zgjedhjet e rradhës do të na shpëtojnë nga llumi që po na mbyt të tashmen dhe na errëson të ardhmen!

Nëse dikush apo shumëkush kanë ndonjë ide se çfarë duhet të bëjmë, të na e thotë tani sepse më vonë do të jetë shumë vonë!

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img