Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Isa Mustafa takohet me Haradinaj, nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re

spot_img

Lajme të ngjashëm

d79e0901956dd8635442ca12c90119bc

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë filluar takimet në lidhje me përpjekjet për arritjen e një koalicioni të mundshëm qeverisës në Kosovë.

Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim, ku sipas informacioneve është diskutuar për lidhjen e koalicionit.

Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha gjatë një konference për shtyp se takimi kishte si qëllim trajtimin e çështjes së koalicionit. Por, ai gjithashtu tha se pritet vendimi i presidentit Hashim Thaçi në lidhje me mandatin kushtetues që duhet t’ia ofrojë eventualisht, LDK-së për formimin e qeverisë.

Thaçi i ka kërkuar disa herë Lëvizjes Vetëvendosje që ta caktojë mandatarin për formimin e qeverisë, por Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti ende nuk e kanë nominuar mandatarin.

Ndërkohë sot, Hashim Thaçi i ka dërguar një letër të pestë kryeministrit në Detyrë, Albin Kurti, ku e bën me dije se ai do të nisë bisedimet me liderët e partive të tjera.  

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img