Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mustafa Nano: Ma heq petllën dhe më kall datën që Rama mendon për mandatin e katërt dhe jo për qeverisjen

Shkruar nga Newsbomb
Mustafa Nano: Ma heq petllën dhe më kall datën që Rama

Analisti Mustafa Nano e quan kryeministrin Edi Rama si njeriun më të pushtetshëm për momentin në Shqipëri.

Ai shprehet se ndjehet i zhgënjyer nga kryeministri, i cili teksa ka siguruar mandatin e tretë, nuk flet për qeverisje por për një mandat të katërt.

“Nuk besoj se do kemi ndonjë qeverisje më të mirë në këtë mandat të tretë, sepse nuk ka ndodhur ndonjë gjë ndryshe.

Duket si një vijimësi, duket sikur nuk ka pas zgjedhje, vazhdojnë të njëjtën njerëz. Besoj se Rama është njeriu më i fuqishëm. Ai ka pas mundësi ta shpikë veten, por nuk e ka bërë. Sepse ai me kaq pushtet sa ka mund të bëjë çfarë të dojë. Ai ka preferuar të qeverisë vendin me të njëjtit njerëz, me të njëjtën frymë.

Ai ecën sipas rrethanave, mund ta flakë një person si një bisht cigare, por mund ta mbajë dhe aty për një mijë vjet. Po të ketë rrethana të tjera e flak. Gjithsesi mbetem pak i zhgënjyer nga Rama sepse ai sa mori mandatin e tretë flet për mandatin e katërt.

Kjo mua më kall datën, ma heq petllën. Ai nuk mendon për qeverisjen, por mendon për mandatin e katërt dhe kjo mua nuk më pëlqen”, tha Nano për Mcn.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll