Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Mustafa i ashpër me Tiranën: Përgjegjësit e 1997 nuk mund të na moralizojnë ne

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka qenë i qartë me deklaratën e bërë sot (01.12) në mbledhjen e qeverisë, kur ka kërkuar nga Tirana zyrtare që të qëndrojë larg konfliktit politik në të cilin është zhytur Prishtina.

Deklaratat apo vizitat e përfaqësuesve shqiptar në Prishtinë, kryeministri kosovar i ka konsideruar si konflikt-ndjellëse, ndërsa ka theksuar se përgjegjësit e ngjarjeve të vitit 1997 nuk mund të moralizojnë për demokraci as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

Më tej, Mustafa ka deklaruar se përgjegjësia për gjendjen në Kosovë u takon atyre që jetojnë atje.

“I ftoj po ashtu edhe të gjithë dashamirësit tjerë, edhe nga Kosova, por tash edhe nga Shqipëria, qoftë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, apo intelektualë, të subjekteve të pavarura, të cilët nuk kanë nevojë të ndjellin asnjë konflikt në Kosovë. Unë uroj që në Shqipëri të mos ndodh gazi lotsjellës në Parlamentin Shqiptar, as në rrugë, sepse të gjithë ne i dimë se cilat kanë qenë pasojat e sjelljeve të tilla të vitit 1997. Dhe po ashtu, konstatoj se eksponentët e asaj dhune nuk mund ta moralizojnë askënd, nuk mund të moralizojnë për demokraci as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Ne e marrim përgjegjësinë për gjendjen që është këtu, dhe këtë përgjegjësi e kemi marrë nga qytetarët tanë, dhe këtë përgjegjësi do t’ia referojmë dhe t’ia adresojmë qytetarëve, votuesve dhe demokracisë së vendit tonë”, tha kryeministri Isa Mustafa”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka vizituar pak ditë më parë Prishtinës, ndërsa sot ka zhvilluar një vizitë zyrtare ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Gjithashtu, një debat i ashpër është zhvilluar në rrjetet sociale mes deputetit të PS-së Erjon Braçes dhe këshilltarit të Mustafës, Sokol Havolli, lidhur me arrestimin e Albin Kurtit nga policia kosovare.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ne deklaratën e saj zyrtare u ka bërë thirrje palëve që të ulen dhe të bisedojnë për të shuar ndasitë që ekzistojnë mes tyre.

Partitë e tjera në Shqipëri kanë bërë gjithashtu thirrje për dialog mes opozitës dhe mazhorancës.

Kjo është kritika e dytë që vjen nga Prishtina për Tiranën, pas asaj të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, i cili u shpreh kohë më parë se procesi i faljes mes shqiptarëve dhe serbëve kalon nga Prishtina, duke shënjestruar në këtë mënyrë deklaratat e bërë më parë nga kryeministri Edi Rama gjatë takimeve me homologun serb, Aleksandar Vuçiç.

Lexo edhe:

Jakup Krasniqi kundër deklaratave të Kodhelit në Prishtinë: O Ministreshë, a je në vete apo jo?

“Vetëvendosja” përplas Braçen me këshilltarin e Mustafës. Havolli publikon mesazhin privat të deputetit socialist

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img