Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
1kmh
0 %
Mër
26 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Mustafa-Haxhinasto: Të rrisim bashkëpunimin midis dy vendeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në takimin midis tyre është shprehur vullneti për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot në një takim ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto. Në takimin midis tyre është shprehur vullneti për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe rritjes së së shkëmbimeve ekonomike, duke veçuar shfrytëzimin edhe më të madh të rrugës së kombit dhe të porteve shqiptare.

Kryeministri Mustafa ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë çdo ditë, çdo orë, në shërbim të rritjes të shkëmbimeve dhe marrëdhënieve ekonomike si dhe në shumë fusha të tjera të jetës. Ai ka veçuar mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, në fushën e energjisë si dhe në fusha të tjera të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Temë tjetër e bisedës midis Mustafës dhe Haxhinastos ishte edhe thjeshtëzimi i mëtejmë i procedurave doganore, në shërbim të rritjes së qarkullimit të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img