Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Murrizi: Unë dhe deputetët e opozitës do garojmë me lista të hapura! Edhe 230 ditë po prisni të merrni rrotën, por…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4ad351700cf41230bb85ec7169edcb91

Deputeti opozitar Myslim Murrizi, nga foltorja e Kuvendit në këtë sesion të ri parlamentar tha sot se uron që ky sesion të jetë një shtysë e fortë për përmbylljen e reformës në drejtësi.

Ai u shpreh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, që pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, shqiptarët do të kenë mundësi të zgjedhin ata që i përfaqësojnë, dhe jo mashtruesit që i kanë vjedhur prej vitesh.

“I pari i shtetit, pasi u konsultua me kryetarë partish e më të afërm e familjarë, caktoi 25 prillin si datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 45 ditë përpara i bie që Kuvendi të mbyllet, dhe uroj që ky sesion të shërbejë për të vazhduar Reformën në Drejtësi. Dhe të bëjmë një Kod Zgjedhor të mirë, të barabartë.

Për sa i përket ngjarjeve, shoh dhe ndjek aq sa mundem, se s’kam ndërmend të paguaj për të mbyllur gojën atyre që flasin te televizioni i Karlo Malltezit apo karlove të tjerë. E rëndësishme është që me 25 prill qytetarët do ndëshkojnë me votë gjithë mashtruesit që përmban kjo sallë. Pas 12 viteve do mund të zgjedhin ata individë që mendojnë se i përfaqësojnë. Babëzia e të lëpirjes pas kryetarëve ka marrë fund në 30 korrik 2020. U ka pëlqyer si këtyre që janë mbrenda dhe atyre që janë jashtë. Unë së bashku me deputetët e opozitës do të garojmë me lista të hapura. Këtë e mirëpres dhe nga maxhoranca. Të jemi të barabartë në kutinë e votimit.

Zënkat formale, pallavrat, mos na i shisni ne as shqiptarëve. Bëjnë komisionerë jo si këta që arrestohen 7 nga 7, ca të tuajit, ca të Lulit e ca të Monës.

Ja dhe pak ditë, ka filluar numërini, ju thoni dhe 230 ditë për të marrë rrotën prapë. Habitem që dëgjoj se do ketë rrotacion dhe jo votacion. Pse duhet shqiptarët që të mbajnë në kurriz 8 vjet njërën palë e 8 palën tjetër.

Dy fjalë për qeverinë, dhe pse muaj pushimi, shumë qytetarë më kanë shkruajtur se Majko, duhet të intersohet pranë ambasadës se kanë bllokuar dhënien e vizave. Nëse keni hallin e detit, ta dini që shqiptarët nuk kanë këtë hall. Paga e luftës, mos bëni shoë, se 1 pagë lufte keni dhënë, 400 mijë lekë.

Uroj dhe shpresoj që së bashku t’i japim një shtysë reformës në drejtësi. Është nismë jo shqiptarësh, është e amerikanëve që detyroi një parlament që s’e kishte qejf, por s’kishte ç’bënte”, u shpreh Murrizi.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img