Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
53 %
2.6kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Murrizi ‘sulmon’ Institutin për Krimet e Komunizmit: S’ka nxjerr asgjë në dritë; I përgjigjet Spiropali: Berisha i përdorte dosjet kundër anëtarëve të PD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

734d5397b492c2392c137ccc4ba6f448

Deputeti Myslim Murrizi gjatë diskutimeve që janë bërë sot në Kuvend, ka “sulmuar” Institutin për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, duke thënë se nuk ka nxjerr asgjë në dritë.

“Nuk shoh që ka nxjerr ndonjë gjë në dritë nga e kaluara e errët e historisë së shqiptarëve në vitet 45-90. Le ti hapin dyert e atij instuitucioni që të shikojnë shqiptarët se cfarë pelivanlliqesh kanë bërë aktorët e kësaj salle në kurriz të shqiptarëve, edhe regjimi që ka qenë edhe në këto 30 vite”, u shpreh ndër të tjera Murrizi, duke akuzuar PS dhe PD për kompromise.

Ndërkohë, ministrja Elisa Spiropali u shpreh se PS ka bërë kompromise me PD sa herë që kjo e fundit “ka dalë nga binarët”.

“Sa herë që partia juaj ka dalë nga binarët, në 30 vite, partisë sonë i është dashur të bëjë kompromise. I është dashur të lëshojë pushtet për të bërë shtet. Nëse është mëkat, po e mbajmë.

Meqë përmednët spiunët e komunizmit, ai që ishte dhe është kryetar i PD, dosjet e komunizmit i ka përdorur si armë për këdo që ishte në partinë e tij, për t’ia tundur dosje. Dhe për t’i thënë rri këtu, bëj dëm Shqipërisë deri në fund se ti nxora dosjet. Kurse ne blmë ligjin, se në funksionojmë me sistem”, u shpreh Spiropali.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img