Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve të Partisë Demokratike që kanë vijuar të mbështesin kryedemokratin Lulzim Basha edhe pas humbjes së zgjedhjeve të 6 Marsit.
Ai shkruan se Bashën po e mbështesin vetëm “një tufë vemjesh, ish hajdutë administrate, ish-kryetarë bashkie të dënuar si hajdutë makinash dhe 5-6 ish-spiunë të Sigurimit, të cilët sipas tij besojnë akoma në çiftin simpatik BB (Basha-Bardhi).
“Vetem nje tuf vemjesh, ish hajdute administrate( 2005-2013)ish kryetar baahkie te denuar si hajdut makinash apo hajdut tenderash, perfitues tenderash nga bashkeqeverisja rama- basha, 4-5 deputet klloun qe nuk kane asnje lidhje me PD dhe DEMOKRATET, dhe 5-6 ish spiune te sigurimit qe jane emeruar si deputet me 25 prill mund te vazhdojne ta besojne akoma çiftin “ simpatik” BB (Basha-Bardhi)”, shkruan Murrizi.