Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Murrizi përshëndet SPAK për arrestimet në Lushnjë dhe bën thirrje: Gërmoni më shumë, ju garantoj se nëse shihni më mirë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Mylsim Murrizi ka përshëndetur SPAK për arrestimet e fundit në Lushnjë, teksa është shprehur se duhet të “gërmojnë” edhe më shumë.

Ai është shprehur se ka pasur shumë abuzime me tenderat dhe se SPAK duhet ti hetojë të gjithë. E teksa i bënte thirrje SPAK-ut për hetim, ai me ironi tha se nëse do të ketë hetim të thelluar atëherë një pjesë e deputetëve të zgjedhur s’do të munden të jenë në Parlamentin e shtatorit.

“E ftoj SPAK të gërmojë pak më poshtë. Ai që është arrestuar dje ka qenë drejtor i prokurimeve publike të partisë së tyre. Meqë e nisi nga Lushnja. Si duket bëri efekt kritika me të drejtë. SPAK të mos merret vetëm me këtë tender. Kam denoncuar publikisht tendera para fushate 1.5 mln euro një zorrë uji. Sa kryetarë bashkie, drejtorë të KESH do ikin nëse SPAk do hetojë.

Dhe po ju garantoj që nëse i sheh mirë mbi 27 deputetë të ardhshëm nuk do të jenë këtu, gërmo edhe në pronat, edhe në Lushnje dhe po u hapën letrat këto dy muaj, do tju shteroj lista shikoi mirë. Këtu ftohet Luli, teshtin Rama, ftohet Rama, teshtin Luli. Faleminderit dhe suksese ju të zgjedhurve, atyre që do i shpëtojnë SPAK-ut. Të bëjnë më të mirën për shqiptarët dhe të mos bëjnë sikur zihen me njëri tjetrin”, tha Murrizi ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img