Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Murrizi me tone të ashpra në Kuvend: S’kam ardhur këtu si kile mishi, por me votë. Kush mendon të vijë në pushtet me rrotacion dhe mendon se shqiptarët janë rrota…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

df6812e1b07ab46b2d1a0ce50cc54f05

Deputeti Myslim Murrizi ka folur me tone të ashpra në Kuvend, ku u miratua me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim Kodi i ri Zgjedhor, nga 84 që duheshin.

“Nuk kam ardhur këtu si kile mishi për të marrë rrogën. Kam ardhur këtu me votë në ‘97. Doni ta votoni bashkë me Lulin. Si ka mundësi që ju s’jeni bashkë në këtë paçavure. Po jeni bashkë. Ky ka qenë kryetar KQZ-je i zgjedhur nga ju (i referohet votimit të kandidatëve për KQZ e re). Kurrë se kam menduar se njerëz të denoncuar në prokurori nga ju do gjykojnë zgjedhjet. Njerëz që kanë vjedhur pronat e shqiptarëve do votoheshin nga ju duke mbyllur hundën e duke kafshuar gjuhën”, tha Murrizi.

Më tej, ai u bëri thirrje shqiptarëve se beteja tashmë është në 25 prill, ndaj kërkoi që vota të hidhej kundër atyre që janë në Kuvend dhe i kanë mashtruar.

“Të dashur shqiptarë beteja nuk është më mes nesh. Po ne 25 prill. Përdoreni votën kundër atyre që janë në këtë Kuvend dhe ju kanë mashtruar. Fillojeni nga Myslim Murrizi. Fillojeni nga emrat e Myslim Murrizuit. Beteja është në 25 prill. Votacion duhet të jetë, jo rrotacion. Kush mendon se viteh në pushtet me rrotacuion dhe mendon se shqiptarët janë rrota, do ti marrë rrota para”, tha deputeti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img