Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Murrizi kërkon sërish falje ndaj personave me sindromën down: Rudina, më bëre ‘gjyq publik’

spot_img

Lajme të ngjashëm

cdc59d0999bf2c4f6f5338c951f839b9

Nënkryetari i parlamentit Myslym Murrizi, i ftuar pasditen e sotme tek ‘Rudina’ ka kërkuar sërish  ndjesë për fjalorin e përdorur ndaj personave me sindromën down.

Ndërkohë më herët ai ka kërkuar falje në një deklaratë për shtyp para disa ditësh.

Për Murrizin, ftesa në emisionin e Rudina Magjistarit shënon edhe daljen e parë në një emision jashtë politikës.

‘Unë sinqerisht të falënderoj për ftesën. Nuk është se shoh shumë emisione jashtë politike dhe kjo është një dobësi e jona. Jeni i pari televizion që më ftoni dhe e para moderatore dhe ju thashë që do të vij me qejf dhe do të flas. Të falënderoj shumë që më dhe mundësinë që të kërkoj edhe një herë nga valët e Tv Klan ndjesë publike, shpirtërore, për të gjithë atë komunitet. Por në një farë mënyre, ju me të drejtë, morët përsipër të më bënit edhe një “gjyq” moral dhe shpirtëror përpara opinionit publik dhe unë ju falënderoj edhe si gjykatëse’, tha Murrizi.

Më shumë

spot_img