Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Murrizi: Kam pasur oferta nga partitë, por s’i pranoj! Te Nisma do shkoja po të ishte Hajdari kryetare, Topalli dhe Patozi kanë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

acd4fd54ddd3799b3ce7aadfc851700a

Kryetari i LDSH, Myslim Murrizi, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021 do të garojë i vetëm pa hyrë në koalicion me asnjë parti të madhe apo të vogël.

Ai tha në një intervistë për Report tv se nuk ka pasur oferta nga e majta, por la të kuptohej se ka marrë oferta nga partitë e tjera për të bërë koalicion.

“Unë se kam ndërmend të marr pjesë në sqetullën  e asnjë subjekti të madh politik. Bashkimi mbrapa është tjetër gjë. Partneritet me identitet është më pas. Do ta kisha më të sigurt mandatin tim duke firmosur me një nga këta. Edhe kam patur oferta. Nuk kam patur oferta të drejta me emër por kurrë sjam jargavitur dhe skam çuar mesazhe. Nga e majta skam lidhje fare të më shkelin syrin e as tua shkel, tha Murrizi.

Ai u shpreh se nëse Rudina Hajdari do të ishte kryetare e Partisë Nisma do të bashkohej, por jo duke qenë Endri Shabani në krye, si ish-zyrtar i LSI.

“Hajdari s’është kryetare partie, se po të ishte do ta mendoja seriozisht për të qenë bashkë, por me një parti të majtë që vjen me ish-zyrtarë të LSI nuk hyn Muslim Murrizi. Me zotin Shabani jo me Hajdarin”, shtoi ai.

Me Topallin dhe Patozin tha se nuk do të bashkohert, ndërsa i akuzoi se kanë ngarkesa negative për vitet që kanë qeverisur në Shqipëri.

“Nuk besoj të kenë nevojë për mua nëse janë shumë të mëdhenj. Edhe Patozi ka qenë nënkryetar edhe Topalli. S’do bëj koalicion me subjekte politike që brenda tyre kanë ngarkesa negative për vitet që kanë qeverisur në Shqipëri. Siç kanë duartrokitur për të larguar nga partia ato që kanë qenë sot është karma për të provuar shijen e hidhuar dhe ata. Nuk kam ndërmend të ha plumb qorr për hatër të atyre që kam në makinë. S’do kem kandidat asnjë spiun sigurimi, hajdut administrate”, vijoi Murrizi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img