Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Murrizi ironizon Ramën për Raportin e DASH: Sërish “copy-paste” i 8 viteve më parë! Thotë fajin e ka opozita

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ironizon kryeministrin Edi Rama për deklaratat e tij se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë është “copy-paste” i disa viteve më parë.

Por Murrizi, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se Raporti i fundit i DASH flet për probleme konkrete, si koncesionet, tenderat sekretë, borxhi publik, kostoja e lartë e rrugëve dhe të tjera, që s’kanë se si të jenë çështje të së kaluarës.

Shkrimi i plotë i Murrizit:

Ja edhe këta “ shejtanër” të Departamentit të Shtetit bëjnë copy paste prej 8 vitesh të njënjtin raport.

Përtojnë të nxjerin një raport real të vitit ku jemi dhe printojnë e publikojnë po të njënjtat gjëra për Qeverinë Shqiptare.

Ka korrupsion thonë, ka pengesa për biznesin, ka monopole, janë dhënë ppp pa studim, janë dhënë tendera pa garë, janë dhënë liçensa e konçensione të afërmeve të Qeverisë, janë shpallur investitore “ strategjik” vetem militante dhe patronazhiste, ka investitore trafikanto-strategjik, hajduto-strategjik, kriminelo-strategjik, kanabisto-strategjik etj etj

Tenderat pa gare ne masen 40% jane me çmime sa vlera e shpallur

Ka tendera “ sekret” per gjera jo sekrete

Borxhi publik eshte rreth 90% ose 13 miliard euro

Korrupsioni eshte endemik dhe kapilare ne çdo qelize e çdo strukture te qeverise e qeverisjes

Ministrite kane mbi 5400 vende pune bosh dhe Shqiptaret ikin nga syte kembet sepse te punesohesh ne Shtet duhet te jesh ose militant i partise ose hajdut ose servil ose ” mikeshe” apo “ mik” me kapot qe kane ne dore firnen e punesimit

Institucionet e shtetit nuk paguajne as uje as drita dhe borxhi eshte 183 milion euro

Bashkite kane dyfishuar numrin e punonjeseve vjet gjate zgjedhjeve dhe jane 220 milion euro borxh dhe 15 prej tyre te falimentuara qe do ti “ sekuestroj” shume shpejt ministria e financace

Ka pleq neper azile qe rrine kot thote raporti se jane milionere ne euro

Ne portin e durres shkarkohet me shume droge se banane

Ne kupolen e policise promovohen dhe emerohen njerez te perkrahur nga krimi dhe trafiku i droges

Komisare policie trafikant e skafiste trafiku qe vrasin dhe nuk reagon askush

Rruget thote raporti i DASHIT kushtojne me shtrenjte se ne çdo cep te globit

Ka me shume drejtore se ne çdo administrate, per çdo 20 te punesuar ka nje drejtor, pra per 175000 te punesuar ka 8750 pergjegjesa dhe drejtore

Ka plot spiune sigurimi ne çdo cep e ne çdo institucion

Ka nje grup parlamentare ne kokerr te burgut si hajdut

Do legalizoj kanabisin kur nuk kontrollon dot as 10 plazhe

Do bej amnisti fiskale qe te sjellin parat çunat problematik nga jashte por deri ne 2 milion euro mund ti pastrojne edhe familjaret politik te investitoreve strategjik

Thote qe drejtori i doganes ka punesuar gjithsej 100 familje ne dogane me fare e me fis dhe nuk kontrollon kontrabanden kur ja kerkojne vartesit

Thone qe drejtori i tatimeve eshte nje kokerr hajduti qe ka miliona euro pasuri duke bredhur si drejtor nga njera ministri ne tjetren

Thone qe drejtori i rrugeve blen nje firme 500 euro dhe per 3 muaj e shet 600 mij euro dhe i jep kontrollin e rrugeve firmes se tij

Thote qe drejtori i fshzh ben tendera 500 mij euro per rreceta gatimi dhe qindra miliona euro pa gare

Rapprti i DASHIT habitet dhe ben “verejtje” pse u shkarku nga zv Kryeministri ai qe ambasada kishte takuar vjet ne shtator dhe i kishte kerkuar te luftonte fort korrupsionin

Ne fund fare pasi ben publike te njenjtat gjera prej 8 vitesh raporti “thote “qe per te gjitha keto “nuk ka faj fare Qeveria “por fajin e ka opozita

Rapprti gjithashtu “ qeteson” tek faqet e fundit qe ka kopjuar se te gjitha keto  “cikerrima” dhe anomali te “vogla” do ti zgjidhi spaku sa te kthehet Kraja mga Amerika se ja kane lene porosi Atij qe tja percjelle Rames te gjitha keto “verejtje” te “vogla” qe kane 8 vjet rresht qe ja kane pas thene ministrave qe jane ne burg e atyre qe jane shkarkuar por ata “dreqer” nuk ja kane treguar Rames derisa jane shkarkuar

Ishalla ja tregon Kraja para se te iki nga shefi i spakut se po nuk ja tregoi edhe ky “shejtan” atehere Rama ka te “drejte” qe thote eshte çdo vit i njenjti raport veçse e bejne kopi 5, sepse nga Ambasada ai ka vetem perqafime, lavderime, pergezime, festime, buzeqeshje edhe kur e quan sekretare partie dhe Ameriken Shtet mashtrues

E çfar faj ka ne fund te fundit Qeverie dhe Rama????

A ti besojne DASHIT dhe raportit vjetore te DASHIT, apo te emeruareve te DASHIT ne Shqiperi qe sillen si “dele” te Qeverise???

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img