Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Murrizi flet për sekretin shtetëror: Në Komisionin Hetimor kanë mbërritur informacione nga SHISH dhe Anti-Korruprioni për Metën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nën kryetari i Komisionit Hetimor, Myslim Murrizi ka treguar në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta kanë mbërritur informacione nga SHISH, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Drejtoria e Policisë mbi kreun e shtetit Ilir Meta.

Cilat janë këto informacione, Murrizi nuk i bëri të ditura, kjo pasi janë të klasifikuara si “sekret shtetëror”.

“Ka ardhur informacion nga SHISH nga Struktura e Posaçme Anti-korrupsion dhe nga Drejtoria e Policisë. Meta në periudhën para zgjedhore dhe para se të fillojë fushata, në qëndrimet e tij publike, janë shkelje Kushtetuese edhe sipas ekspertëve. Për mua personalisht Meta ka shkelje morale të karriges së të parit të shtetit. Disa shkelje kushtetuese mund t’i përtyp përpara nja bastardimi moral. Se sa është shkelur Kushtetuta kam raportin e ekspertëve të së drejtës Kushtetuese që thonë se ka shkelur këtë ne për këtë takim, për këtë deklaratë”, tha Murrizi.

Komisioni Hetimor është duke mbledhur dhe shqyrtuar fakte që përbëjnë shkelje të rënda nga ana e Metës, dhe më pas ta votojnë në Parlament e ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur shkarkimin e tij nga posti i Kreut të Shtetit.

Më shumë

spot_img
spot_img