Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Murrizi flet për rikthimin e Berishës në krye të PD dhe dorëheqjen e Ruçit nga politika: Nuk më erdhi keq se s’e kam pasur në…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi ka folur sot për deklaratat e njëpasnjëshme të Sali Berishës, lidhur me rikthimin e tij në krye të PD.

Murrizi tha në Report tv se Berisha e ka seriozisht pasi është një njeri që nuk e privon veten nga të drejtat kushtetuese.

Lidhur me dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika, Murrizi tha se nuk i vjen keq dhe se nuk e priste, por që është një shembull pozitiv për shumë politikanë të tjerë.

Pyetje: Është përfolur për rikthimin e Berishës në PD, çfarë mendimi keni ju për këtë?

Murrizi: Nuk është përfolur, asi vetë e ka thënë. Se përfolje është kështu kur del nën zë ndonjë gjë, por ai e tha vetë me gojën e tij.

Pyetje: Çfarë mendoni se do të ndodhë me PD nëse zgjidhet?

Murrizi: Po si do zgjidhet?

Gazetarja: Po në çfarëdolloj mënyre. Me votë, nëse e vendosin demokratët, pak rëndësi ka, të zgjidhet, çfarë ndikimi do ketë në dhe për PD?

Murrizi: Shiko, unë e mbështes dhe e respektoj çdo zgjedhje me votë të drejtë dhe të pastër. Nëse e duan ta vendosin. Ai është lideri historik, por jo një alternativë e re e PD. Nuk është se do ketë ndryshime pozitive, ka që e duan ka që mendojnë të japë dorëheqjen. Nuk jam kundër një personi që shfrytëzon çdo të drejtë që i jep kushtetuta. Ai e tha vetë që nuk e privon veten nga çdo e drejtë që i jep kushtetuta e Republikës.

Pyetje: Çfarë mendoni për dorëheqjen e Gramoz Ruçit, ju erdhi keq?

Murrizi: Nuk më erdhi keq se nuk e kam pasur në ekip. Por nuk e prisja ate dorëheqje pas asaj fushate aq intensive. Ishte diçka e papritur për mua, por një shembull pozitiv për politikanët e tjerë.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img