Hapësire reklamuese

Politikë

Murrizi flet pas vendimit të Kushtetueses: Janë 34 deputetë që nuk duhet të hynin në Kuvend, përfshi dhe Oerdin, shpëtimtarin e Bashës! Të largohen vetë

Shkruar nga Newsbomb
Murrizi flet pas vendimit të Kushtetueses: Janë 34 deputetë

Deputeti opozitar Myslim Murrizi ka falenderuar publikisht anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për vendimin e marrë ditën e djeshme duke rrëzuar nenin e Kodit Zgjedhor që ndalon ndarjen e mandateve në bazë të hersit.

Murrizi së bashku me Astrit Patozin e kishin çuar në Kushtetuese këtë nen. Ai tha nga foltorja e parlamentit se janë 34 deputetë të parlamentit të ri që e marrin postin falë formulës së hersit.

Por për shkak se GJK s’ka fuqi prapavepruese, Murrizi kërkoi nga këta deputetë të kryejnë aktin moral të dorëheqjes.

Pjesë nga fjala e Murrizit:

Gjykatën Kushtetuese gjej rastin ta falenderoj, që prishi një pjesë të qelbur të marrëveshjes tuaj. E sa janë shqetësuar dje, hartuesit e 25 qershorit. Oerdi i famshëm, shpëtimtari i Bashës, nuk vjen në këtë parlament! 34 nuk vijnë këtu…nëse do të ketë fuqi për këto zgjedhje. 34 është lista e atyre që s’duhen të kenë moral të vijnë në parlament, pavarësisht se i mbron mospasja e fuqisë prapavepruese Gjykata Kushtetuese. Lini mandatet, ua bëj thirrje të sinqertë. Uroj të kenë dinjitet dhe moral që ata burra dhe gra, që për hatër të listës të jenë të punësuar në kuvend, të lëshojnë vendin dhe të ikin me dinjitet. Tani presim estradën e radhës, Rama-Basha në shtator, se si do të dalin të pështirë, si skutha. Gjej rastin ta falenderojë Gjykatën Kushtetuese, për rrëzimin e nenit që poshtërronte ndryshimet kushtetuese dhe ndjehem jo pak krenar. Tashi do të shoh se si do të ma dridhin belin, ju dy balerinat e tubit. Çfarë dredhje beli do të bëni në shtator, do të hani apo do të pështyni atë që keni bërë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.