Hapësire reklamuese


Politikë

Murrizi: 70 deputetë kanë bërë bandë internacionale, punojnë me kolumbianët

Shkruar nga Newsbomb
Murrizi: 70 deputetë kanë bërë bandë internacionale,

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” ka akuzuar deputetët se janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Sipas Murrizit 70 deputetë, nga parti të ndryshme, janë të lidhur me njëri-tjetrin, madje edhe punojnë për një trafik ndërkombëtar droge. Ish-deputeti tha se ata kanë krijuar një bandë internacionale dhe punojnë me kolumbianët.

Më tej ai shtoi se këta deputetë kthehen nga jashtë shtetit vetëm kur partia e tyre është në pushtet.

 “Po t’i shikosh, këto 70 janë qafë më qafë me komshinj me njëri tjetrin… Nuk ka kundërshtarë për hajdutllikun, Kanë bërë bandë internacionale, punojnë me kolumbianët Këta 70 janë politikanë pushteti, edhe te PD edhe te PS, kur vijnë partitë në opozitë këta ikin jashtë dhe sa vjen partia në pushtet, vijnë si të mençur. Këto ndodhi edhe në 2021-shin, që nuk fituam dot se u kthyen këta “Hillsat”. ‘Rrothillsat’ u kthyen se thanë na ka ardhur radha ne, është radha e rrotës te në.  70 veta, përfshi PS, PD, dhe LSI, nuk është gjueti shtrigash, un nuk përjashtova askënd”, tha ish-deputeti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese