Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Murrizi sulmon kreun e SPAK dhe ironizon fitoren e Bashës: Një fitore e vështirë, humb dy me këta e fiton një me ata

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Mysim Murrizi ka hedhur akuza të forta sa i përket drejtuesve të institucioneve të Drejtësisë.

Ai në Kuvend me tone ta larta ka sulmuar kreun e SPAK, Arben Krajën duke thënë se ai trembet nga e kaluara e tij. Murrizi nuk ka kursyer edhe ironinë për Lulzim Basha për fitoren në PD duke thënë “ai humb dy herë me kta, e fiton një herë me ata”.

“Mirëpo, kur shoh drejtues të këtyre institucione që janë të zgjedhur politikisht, kur shoh drejtuesin e SPAK që intimidohet nga e kaluara e tij. Një pyetje e drejtëpërdrejtë e imja. Për një pyetje për të qartësuar veten dhe opinionin e pubikut, ai i bën bisht.

Unë të pyta a ke qenë deputet, ke qenë re ke qenë. I kam emrat këtu edhe ata, po më ke qenë, ashtu ka qenë Partia e Punës. Ish komunist këtu ka shumë, ata që kapërcyen ylberin.

O se harrova të uroj Bashën për fitoren e vështirë. Ai humb dy herë me ju, fiton një herë me ata.

Kam sekuestruar 32 pasuritë e paligjshme të Ndroqit që është i fundit, po të tjerët katër mediat prestigjoze kombëtare që pasi firmosin një kontratë tenderi siç ky parlament në tetor të 2017 hoqëm akcizën e pijes.

Nga aj vettingu i famshëm si ka mundësi si një Selim i seksit femër kalon, një Selim i seksit mashkull jo.  Ca halli kanë qe e kanë kaq siklet këtë punë. Pse nuk hetohen keta individitë. Deputetë me vila 10 milion euro që ka pasur rrogën 60 euro, po na thyjnë edhe injorancën se inteligjencën na e kanë thyer me kohë,” tha Murrizi ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img