Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Mural fest, projekti që i dhuron ngjyra të përjetshme Tiranës!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tirana do të mirëpresë një prej festivaleve më të veçanta. Mural Fest, tradita e një arti që nuk vdes kurrë. Ky projekt është nismë e “Dekor”nga Bashkia e Tiranës që ka nisur tri vite më parë.

“Eja te pikturojme Tiranën së bashku. Artistë të shkëlqyer botëror vijnë dhe pikturojne muret me të bukura të kryeqytetit”, shkruan artisti Helidon Haliti, teksa jep lajmin e bukur se dhe muret tashmë do të shkrihen në art.

Ky është një projekteve më atraktive për të rinjtë që e duan artin, të bukurën, abstrakten, lirinë, ëndrrën, përjetësinë.

Bota po ndryshon me shpejtësi marramendëse, qytetet po ashtu dhe ftohtësia e xhamit zëvendëson muret, fasadat e mëdha që krijojnë histori dhe kujtime.

Street Art zhvillohet në disa vende të botës, në disa pika të ndryshme. Kuratori i projektit, Helidon Haliti tregon për dritare.net, se ky projekt ishte një punë e bërë prej një viti e gjysmë, duke krijuar edhe grupin e artistëve nga vende të ndryshme të botës, por ishte pandemia ajo që e la pezull të gjithë punën. Megjithatë, për fat të mirë, Mural Fest do të mbahet këtë vit prej datës 24 gusht deri në fund të shtatorit. Profesor Haliti nuk lë pa përmendur edhe mungesën e disa prej artistëve që për shkak të pandemisë nuk do të mund të jenë të pranishëm në festival.

Artistët e “Street Art”, janë nga më të talentuarit, duke nisur nga Case nga Gjermania,Manomatic nga Spanja, Same 84 nga Greqia, WD nga Indonezia,Mattia Campo nga Italia apo Wuper nga Serbia.

“Kuratorët e kanë pare zhvillimin e këtij qyteti si zhvillimin e një femre të bukur e cila nis rugëtimin e saj me ëndrra që na rinia e hershme. Tirana mbetet një perëndeshë për tu admiruar, me sytë nga perëndimi, për të thënë që e ardhmja jonë lidhet me zhvillimin perëndimor”, thotë Haliti.

Projekti zhvillohet në 10 mure, në Komunën e Parisit, në Lanë, qendra e Tiranës. Projekti mbështetet edhe nga qytetet e tjera, dhe duket se vendi ynë po shkon drejt turizmit të veçantë të artit, në shkallët që ngjiten në hapa të sigurt.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img