Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mungonte e pandehura, shtyhet procesi gjyqësor për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha

Shkruar nga Newsbomb
Mungonte e pandehura, shtyhet procesi gjyqësor për ish-gjyqtaren

Është shtyrë sërish procesi gjyqësor për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. Shkak i shtyrjes së kësaj seance është bërë mungesa e të pandehurës Manuela Mallkuci.

Seanca e radhës pritet të mbahet më datë 2 nëntor në orën 15:00.

Kujtojmë se sipas organit të akuzës gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë pjesë e një skeme kriminale, ku favorizoheshin dhe liroheshin të burgosur.

Dyshohet se shumat që jepeshin si ryshfet për gjyqtaren shkonin deri në 12 mijë euro.

SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë. Në dosje janë disa përgjime ambientale që implikojnë të hetuarit, ndonëse ata i kanë mohuar akuzat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu