Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mungojnë avokatët, shtyhet për të 90-ën herë gjyqi për grabitjen e Rinasit

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga grabitja ne Rinas

Është shtyrë për të 90-ën herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca gjyqësore për grabitjen e aeroportit të Rinasit.

Këtë herë shkak është bërë mungesa e avokatëve, ndërkohë që i pandehuri Aleksandër Murataj ka kërkuar që çështjea e tij të gjykohet e ndarë nga të tjerët.

Aleksandë rMurataj është vëllai it ë ndjerit Admir Murataj, i cili u vra pas një tjetër grabitje në Rinas.

Murataj dhe 8 persona të tjerë akuzohen për 2 grabitje në Rinas në vitin 2017, ku arritën të grabisnin rreth 7 milionë euro.

Të arrestuar për dy grabitjet janë Fatian Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Dash Kupa, Aleksandër Murataj, Dritan Sinanaj, si dhe i penduari i bandës Admir Çerpja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.